Konsumi negativ, për herë të parë në 6 vitet e fundit

Konsumi negativ, për herë të parë në 6 vitet e fundit

78
0
Shares

Ankesat e shumta të biznesit se ka një rënie të dukshme të shitjeve, teksa konsumatorët sa vijnë e po e shtrëngojnë dorën, tashmë janë të konfirmuara dhe zyrtarisht. Sipas të dhënave të INSTAT, konsumi i popullatës ka shënuar një rënie me gati 0.2% në vitin 2015, duke kaluar në territor negativ për herë të parë që nga viti 2010, kur dhe raportohet kjo e dhënë.

Një vit më parë, në 2014-n, konsumi ishte rritur me rreth 2.7%, ndërsa më dobët ishte në 2012-n, me një rritje minimale prej 0.13% (shiko grafikunKonsumi Final i Popullatës).

Në një ekonomi, 50% e prodhimit të brendshëm bruto të së cilës vjen nga tregtia e shërbimet, konsumi është një element mjaft i rëndësishëm , që ndikon në rritjen e vendit.

Rritja e papunësisë për dy tremujorë radhazi (nga 17.3% në tremujorin e dytë 2015, në 17.5% dhe 17.7% përkatësisht në të tretin dhe të katërtin, sipas INSTAT), ngadalësimi i rritjes së pagave apo dhe rënia reale e tyre si dhe largimi masiv i njërëzve nga vendi (kërkesat për azil në shtetet e BE-së u rritën 439% në 2015-n), të kombinuara këto me pasigurinë për të ardhmen, vlerësohen si faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë tendencë negative.

Sipas të dhënave tremujore, konsumi ishte në territor negativi në dy tremujorët e parë të vitit, përkatësisht -1.1% dhe -3%, për t’iu kthyer rritjes pozitive në gjysmën e dytë të vitit, përkatësisht me 1.74% dhe 2.42%. Teksa kjo periudhë përkon me fillimin e luftës ndaj informalitetit dhe rritjen e deklarimit të xhiros nga bizneset (kryesisht ato tregtuese të vogla) është e vështirë të bëhet ndarja nëse ky zgjerim konsumi ka qenë real apo fiktiv.

Ndërsa konsumi gjithsej (përfshirë dhe administratën publike) shënoi një rënie prej 0.5% në 2015-n, teksa dhe administrata publike e kishte këtë tregues negativ, për herë të parë që nga viti 2010 (shiko grafikunEcuria e konsumit gjithsej).

Rënia e konsumit jep alarmin për deflacionin

Në shkurt dhe mars të këtij viti inflacioni arriti pranë zeroz, përkatësisht me 0.2 dhe 0.3% (ndryshimi vjetor), duke ngjallur debatet nëse kjo tendencë reflekton një rënie të konsumit apo është për shkak të faktorëve të tjerë, si ulja e çmimeve të naftës, mbiprodhimi vendas, apo inflacioni i ulët i importuar. Gjithsesi, në një ekonomi, ku prodhimi mungon dhe që është tepër e varur nga konsumi, rënia e këtij të fundit është një sinjal negativ, shkruan Monitor.

 

konsumi-final

ecuria-e-konsumit

ndryshimi-tremujor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY