Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi sot planin e përgjithshëm vendor të Tiranës i cili mes të tjerave parashikon një kullë 111 metra të lartë (nuk specifikohet sa kate) pranë “hotel Tiranës” ose 15-katëshit.
KKT miratoi lejen e zhvillimit për për objektin: “Zgjerim i kapaciteteve akomoduese e shërbimeve të Hotel Tirana International me shtesë anësore dhe kullë me destinacion Hotel dhe qendër multifunksionale tregtare e shërbimesh”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Geci” sh.p.k, thuhet në një artikull të gsh.al.
Aplikimi ëhstë bërë nga studio e Alban Efthimit i cili ka plaikuar në Sistemin E-Leje për pajisje me Leje Zhvillimi për objektin.
Kryeministri duke folur në Këshillim Kombëtar të territorit që miratoi planin urbanistik të Tiranës ku u diktua edhe kulla e mësipërme tha se plani i ri është jo vetëm realizimi i mëtejshëm i parqeve të reja, si Parku i Kasharit, Parku i Vaqarit, Parku i Farkës, por edhe një unazë, një pyll orbital, siç e quan Stefano Boeri, që e bën Tiranën e Gjeneratës Tjetër një qytet europian shumë të ndryshëm nga ky që kemi.
Me sheshin “Skëndërbej” i shtohen Tiranës 45 mijë metra katrorë gjelbërim, 900 pemë dekorative, 520 dru frutorë dhe 35 mijë lule nga të gjitha trevat, ashtu sikundër dhe gurët e të gjitha trevave shqiptare. Sheshi do të jetë padyshim një highlight në rajon dhe nuk diskutohet që do të jetë një ndër surprizat më të bukura të krijimtarisë së arkitekturës dhe të urbanistikës bashkëkohore europiane të këtyre viteve të fundit.
Në Planin e konceptuar me vizion e shumë kurajo nga Stefano Boeri dhe ekipi i tij, jo vetëm që integrohen më së miri hapësirat rreth stadiumit të ri kombëtar, rreth Parkut të ri Olimpik të Tiranës, Teatri i ri Kombëtar, Teatri i Operës dhe Baletit, por çelet perspektiva për kampusin e ri universitar, për stacionin e ri qendror të autobusëve, për një stacion të ri treni e me radhë, përfundoi Rama.
Këshilli Kombëtar i Territorit, i drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, miratoi sot Planin e Përgjithshëm Vendor për Tiranën, i cili do t’i dhurojë kryeqytetit një identitet të ri urbanistik.
Plani i Përgjithshëm Vendor që projekton Tiranën 030, Tiranën e së ardhmes si një hapësirë europiane, parashikon në total 13 projekte strategjike që përbëjnë dhe komponentin kryesor të planit.
Më konkretisht parashikohet: Projekti i Pyllit Orbital; Projekti i Oazëve natyrorë; Unaza e 2 dhe e 4; Projekti i Parkut Botëror; Unazat e gjelbra dhe blu; Epiqendrat e Tiranës policentrike; Shkollat e hapura; Ruajtja e pasurisë arkitektonike të shekullit XX; Sistem i ri bujqësor dhe rrjet i ri i tregjeve për fermerët; Transporti me cilësi të lartë; Rrjeti i korsive dhe mobiliteti; Tirana për të gjithë, qytet i aksesueshëm. Plani parashikon ndër të tjera edhe një investim në energjinë e rinovueshme në të ardhmen. Plani i Përgjithshëm Vendor bazohet në idenë e ruajtjes së godinave historike, si një element i domosdoshëm për të kuptuar historinë e Shqipërisë dhe Tiranës, shkruan gsh.al.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/