Kur duhen edhe më pak se dy muaj nga starti i Europianit “Francë 2016” vazhdon ende të flitet për kualifikimin e Shqipërisë në fazën finale të këtij kompeticioni. Kësaj here ky triumf është trajtuar nga televizioni i njohur “Eurosport”. Në këtë reportazh protagonist ishin disa prej lojtarëve kyç të Kombëtares shqiptare.
Trajneri De Biazi mendon se Kombëtarja e futbollit ka kryer një mision që shkon përtej “një arritje futbollistike”. Ai ka deklaruar se ky sukses erdhi si rrjedhojë e një një bashkimi të fortë nga çdo shqiptar.
“Në jetë duhet të besosh gjithmonë në aftësitë e tuaja. Nëse nuk e bën atëherë është e kotë që shpreson. Kjo ishte fitorja e një populli të ndarë por të ribashkuar nën një flamur. Ky është një aspekt i mrekullueshëm”, tha trajneri
Më pas pjesë e reportazhit ishin edhe disa nga protagonistët e fushës si Berisha, Cana, Sadiku apo edhe Lenjani të cilët deklaruan se ka Shqipëria ka ndryshuar mentalitet dhe tashmë është një ekip me uri.
“Është diçka e pabesueshme. Kjo ka qenë ëndrra ime e madhe që në fëmijëri. De Biazi ka ndryshuar mentalitetin tonë. Jemi bërë një ekip solid nën drejtimin e tij. Me mençurinë e tij jemi kthyer në një ekip tjetër”, deklaroi Berisha.
“Për ne është një mundësi e madhe pasi kemi mundësi që t’i tregojmë të tjerëve se çfarë jemi të zotët që të bëjmë. Jemi të lumtur për tifozët tanë. Na kanë mbështetur edhe njerëz që nuk ndjekin futboll. Tek kjo kombëtare ato shikonin një motiv për t’u krenuar me Shqipërinë”, tha Cana.
Një tjetër protagonist i Kombëtares ishte edhe Armando Sadiku. “De Biazi na ka dhënë shumë besim. Jemi një grup në moshë të re dhe me të ardhme të artë. Të gjithë së bashku kemi gisht në këtë triumf”, pohoisulmuesi i Vaduzit. /Panorama Sport/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/