HISTORIA/ “Tradhtova gruan me kolegen e punës, por shoku i ngushtë ma...

HISTORIA/ “Tradhtova gruan me kolegen e punës, por shoku i ngushtë ma mori kolegen”

52
0
Shares

Një 30-vjeçar tradhtoi bashkëshorten e tij me një kolege pune, por iu kthye thuajse në të njëjtën monedhë…nuk e tradhtoi bashkëshortja, por shoku i tij i ngushtë filloi të dilte me dashnoren e tij.

Një lëmsh i vërtetë me këta djem të cilët tashmë janë në telashe.

I gjendur në një situatë ku nuk di se çfarë të bëjë, ai i nis një letër psikologes së ‘The Sun’ ku i kërkon ndihmë se si të dalë nga kjo situatë.

Letra e 30-vjeçarit

“Tradhtova gruan me një kolege pune, por tani edhe shoku im i ngushtë është lidhur me të.. nuk di si ta zgjidh dhe çfarë të bëj.

Unë jam 30 vjeç dhe jam i martuar dhe nuk e kam tradhtuar më parë bashkëshorten time.

Por një ditë na erdhi një kolege e re e cila ishte vërtetë shumë e mirë. Pas pune unë e ftova për një çaj, ndërkohë që bashkëshortes i thash se kisha shumë punë në zyrë dhe do vonohesha. Pasi pimë diçka unë e shoqërova për në shtëpi dhe ajo më ftoi brenda.

Pak minuta më vonë e gjeta veten duke bërë seks me të. Kjo histori vazhdoi për javë të tëra.

Një ditë takova shokun tim të ngushtë dhe ai më thotë se dukesha shumë i lumtur. Vendosa t’i tregoja për sekretin tim të turpshëm.

Pas disa ditësh i shkruaj prapë asaj dhe nuk më kthente përgjigje dhe më shmangej. Pyeta në punë pa rënë shumë në sy dhe më thanë që ajo kishte filluar të dilte me një djalë tjetër dhe ai ishte pikërisht shoku im i ngushtë.

Por unë tani nuk di si të sillem, si mund ta fitoj prapë atë pa prishur miqësinë me shokun tim?!”

Përgjigjja e psikologes

“Ti nuk duhet të bësh asgjë për ta kthyer pas. Ajo nuk ia vlen…shkon tek çdo mashkull që i kushton pak vëmendje.

Ti duhet të fokusohesh tek martesa jote dhe të mundohesh të rifitosh edhe një herë afeksionin fizik me tët shoqe.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY