Avokati i Emiljano Shullazit, Alban Qafa ka thënë se kienti i tij nuk i njeh binzesmentët për të cilët akuzohet se i ka kërcënuar. Qafa ka deklaruar se do kërkojë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit, pasi ndaj tij nuk ka kallëzim, por janë përdorur informacione të marra në rrugë operative. “Do kërkojmë pavlefshmërinë e arrestimit të Shullazit. Ndaj Emiljano Shullazit nuk ka kallëzim, janë përdorur informacione të marra në rrugë operative. “Klienti im nuk i njeh biznesmenët për të cilët akuzohet. Emiliano Shullazi ka vetëm 30% të ‘Vollgës’. 30% të ‘Vollgës’ e mori mekontratë dhurimi. S’ka asnjë provë kundër Shullazit e 2 të tjerëve”, ka thënë avokati.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/