FOTO/ Anët e errëta të botës së modës!

FOTO/ Anët e errëta të botës së modës!

99
0
Shares

Foto ilustruese

“Agjentët e modës të masin jetën dhe të urdhërojnë të dobësohesh. Masa zero është një domosdoshmëri e pashprehur me fjalë për të pasur sukses. Por unë nuk jam varësja juaj anoreksike e rrobave”.

Pas problemeve fillimisht me anoreksinë, e pas saj me buliminë e theksuar, modelja polake Zuzanna Buchwald vendosi të rebelohet ndaj industrisë, e këtë e bën përmes një videoje prekëse, ku rrëfen sakrificat e mundimshme për të qenë pjesë e këtij sistemi.

zuzanna_buchwald-fit

Zuzanna Buchwald

28-vjeçarja jeton dhe punon në Nju Jork. Në videon e realizuar pikërisht aty, ajo tregon sesi fillimisht kishte një trup të admirueshëm, një fizik prej atleteje, siç e përshkruan dhe vet. “Por agjencia më kërkoi të humbas peshë muskulore dhe këtë duhet ta realizoja duke mos ngrënë, e duke mos bërë ushtrime fizike”.

“E dëgjova dhe kështu kalova në anoreksi, që më pas u ndoq nga bulimia. Deri më tani kam heshtur mbi sëmundjen time, apo për faktin që u përdora si të isha një objekt e asgjë më shumë. Kam heshtur për shkak të presionit të tmerrshëm që përjetoja, por tani nuk do të hesht më”, thotë ajo.

Modelja jep detaje tmerruese mbi gjendjen e saj dhe të shumë modeleve të tjera, duke filluar nga dobësia e skajshme fizike, problemet e brendshme, problemet me dhëmbët, e thotë se mishi kishte nisur t’i merrte ngjyrë gri. Lëkura ishte tharë e kishte filluar të humbte shumë flokë.

Buchwald thotë se, këtë denoncim tani e bën për t’u dhënë shpresë vajzave të tjera të kësaj industrie, që vuajnë pasojat e stresit, ankthit e depresionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY