Një Ferrari 240 mijë paund në pronësinë e një babai milioner dhe djalit të tij është përplasur nga një çift që e mori atë me qira ditën e dasmës së tyre.
Supermakin Ferrari 458 Spider u copëtuar pas përplasjes në një mur të Burnley, Lancashire të Anglisë pasditen e djeshme.
Automjeti luksoz ishte i kompanisë së 21-vjeçarit Aleem Iqbal i cili në internet njihet ndryshe me emrin “Lord Aleem”.
Policia rrugore e Lancashire postoi foto të ngjarjes në Twitter duke shtuar se askush nuk mbeti i plagosur nga aksidenti.
Babai i Aleem Iqbal, Saleem, e nisi biznesin e tij me kompaninë Platinum Executive Travel që jep me qira modele makinash Rolls-Royce, Lamborghini, Ferrari dhe Bentlety duke filluar nga 600 paund në ditë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/