DËSHMIA/ Biznesmeni Jani Zaka: Si u kërcënova nga Emiliano Shullazi dhe si...

DËSHMIA/ Biznesmeni Jani Zaka: Si u kërcënova nga Emiliano Shullazi dhe si mu vu eksplozivi te parkingu nëntokësor

138
0
Shares

Mbrëmjen e 3 Shkurtit, rreth orës 20:00, një biznesmen u paraqit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Jani Zaka (Arian Zika), 40 vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë, kërkoi të kontaktonte me një nga drejtuesit e policisë.
Ai i tha oficerit roje se kishte marrë një kërcënim me jetë. Oficerit të Policisë Gjyqësore që nisi t’i marrë deklaratën i përmendi emrin e Emiliano Shullazit dhe të Blerim Shullazit.
Ai tha se Shullazi i kishte kërkuar që t’i kalonte në pronësi një parking nëntokësor me sipërfaqe 1 200 metër katrorë, në rrugën “Sali Butka”, në Tiranë, pranë Policisë Bashkiake.
Kërkesa vinte pasi personit që Jani Zaka ia kishte blerë, shtetasi Fatmir Sinani, i kishte thënë se parkingu kushtonte më shumë sesa ishte paguar.
“Para disa vitesh, tek NSHRAK-u, i kam blerë shtetasit Fatmir Sinani një parking nëntokësorë me sipërfaqe 1200 m katror, për një vlerë prej 300 mijë euro. Parkingun e kam blerë me kontratë porosie, pasi pallati është i pa hipotekuar. Fatmiri, pasi më bëri shitjen më ka thënë se parkingu kushtonte më shumë seç ia kisha blerë unë. I jam përgjigjur se, në qoftë se më kthente lekët, në çdo moment do t’i ktheja pronën këtij shtetasi
.
Por në vend të përgjigjes nga Sinani, Zaka thotë se është kontaktuar nga Emiliano Shullazi.
“Para dy ose tre muajsh më ka ardhur te garazhi një person i gjatë, të cilit nuk ia di emrin dhe më thotë që të kërkon Emiliano Shullazi…
Ditën tjetër me telefonon rreth orës 13.00 ky person, si datë nuk më kujtohet dhe më thotë se po të presim te lokali mbrapa Xhakës.
Unë kam vajtur tek lokali dhe atje ishte dhe Emiliano, i cili më priste në lokal.
Emiliano më thotë, ‘çfarë garazhi i ke mbajtur peng Fatmirit’. Unë i kam thënë ‘që nuk i kam mbajtur peng garazh, por më ka shitur garazh’ dhe ai më thotë, ‘zgjidheni me Fatmirin këtë problem’. Për këtë gjë unë kam vënë në dijeni dhe kushëririn tim Mitri Prifti”.

Në polici ka dhënë deklaratën e tij edhe Mitri Prifti. Ai ka thënë se Jani ka qenë shumë i frikësuar nga kërkesa për të takuar Shullazin.
“Jani mbas këtij takimi ka qenë shumë i frikësuar dhe i dërgon njoftim Fatmir Sinanajt dhe i thotë më jep paratë që të kam dhënë dhe unë tërhiqem nga prona, vetëm problem nuk dua. Por djali i Fatmirit, shtetasi Andi Sinanaj i kishte kthyer përgjigje duke i thënë, tani merru me ata që kanë hyrë në lojë dhe mundohu t’i bindësh se e di çfarë të gjen”.
Mitri Prifti ka dhënë detaje edhe për takimin me Emiliano Shullazin.
“Në datën 02. 02. 2016, Janin e kanë marrë në telefon dhe e kanë takuar dy persona, rreth orës 11.00, te NSHRAK-u. Pasi i ka takuar personat, që ai nuk i njeh me emër, ata i kanë thënë, hip në makinë se të kërkon Emiliano Shullazi dhe Jani i ka thënë, që marr taksi dhe vij vetë dhe personat i kanë thënë të vish tani për dy minuta, se ai nuk do të pres ty. Jani shkon te një lokal i kuq mbrapa qendrës ‘Globe’ dhe atje takon personalisht Emiliano Shullazin, ku ai i thotë nesër nga ora 10:00 ta kesh telefonin e hapur dhe do të vijë ky djali i xhaxhait tim, të kalojë pak atë pronën në emër të tij. Pa i lënë mundësinë që ai të flasë, Emiliano i ka thënë të dilte jashtë, pasi kishte mbaruar punë me të. Jani më tha se do të fikte telefonin që kishte komunikuar me këta persona dhe do të largohej nga Tirana, pasi personat ai i klasifikon me rrezikshmëri tej mase të lartë”.
Pas këtij takimi, Jani Zaka dhe kushëriri i tij marrin një tjetër kërcënim.
“Rreth orës 14:30 më ka ardhur një telefonatë nga numri……. dhe më thotë: ‘Mario ti je?’ – Unë i them – ‘Po, kush je?’. Më thotë ‘jam Blerim Shullazi, i thuaj kushëririt tënd Jani të vijë për dy minuta te lokali, se përndryshe do vish ti në vend të tij’. Unë i kam thënë se, ‘nuk kam si t’i them se nuk kam numër të tij dhe nuk kam përse të vij se nuk kam përgjegjësi për kushërinjtë e mi’. Personi filloi të më ofendonte dhe të më kërcënonte, duke më thënë se, ‘o djalë do të më qash me duar, e di çfarë të bëj, por hajde urgjent për 10 minuta të jesh këtu’, por unë i kam thënë se ‘nuk vij, se nuk jam në Tiranë’ dhe i kam mbyllur telefonin. Personi më ka marrë përsëri në telefon dhe më ka thënë, ‘ku je se do të vij unë’ dhe unë i kam thënë, ‘as dua të të njoh dhe as dua të më njohësh’. Personi më tha ‘në çfarë ore vjen në Tiranë’ dhe unë i kam thënë se ‘vij në orën 19:00’, por ai më tha ‘në orën 17:00 të jesh te lokali, pasi jam unë që i përcaktoj oraret dhe jo ti’ dhe duke më sharë, më mbylli telefonin”.
Një muaj më pas, më 13 Mars të këtij viti, në derën e garazhit të Jani Zakës shpërthen një sasi tritoli.
Dëmet ishin të vogla, por për policinë dhe prokurorinë, që kishte nisur hetimet, ky ishte një paralajmërim. Jani Zaka ishte larguar ndërkohë jashtë vendit, bashkë me familjen.
Policia, më datën 09 Shkurt, materialet hetimore – proceduriale ia kishte dërguar Prokurorisë për Krimet e Rënda me materialin referues, deklarim të Jani Zakës dhe Mitri Priftit, për vlerësim dhe cilësim të saktë juridik.

shullazi
TV Klan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY