FOTO/Ku ndryshon qëndrimi i Ramës ndaj Trump nga libri që i dhuroi...

FOTO/Ku ndryshon qëndrimi i Ramës ndaj Trump nga libri që i dhuroi Mc Cain

67
0
Shares

Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar senatorit MC Cain një libër në të cilën flitet për “avionet që janë në përdorim nga armiqtë” i publikura vetëm për ushatrakë të lartë në kohën e regjimit komunist në Shqipëri.

Rama ndërsa ka prezantuar dhuratën per senatorin shkruan: “Vizita e Senatorit John McCain më dha mundësinë t’i dhuroja këtë liberth të një kohe të shkuar duke medituar fjalët që ky mik i madh shqiptoi në Kosovë se sa absurde do kishte qënë që miqtë e sotshëm të ishin vrarë dje mes njëri-tjetrit.

Fotografia e Edi Rama

Dedikimi:

“Ekzemplar i rrallë i një doracaku mbi aeroplanët dhe helikopterët e “armiqve” të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shtypur nga Ministria e Mbrojtjes popullore, për përdorim sekret nga kuadro të lartë të ushtrisë, në Tiranë, 1977. Në brendësi (f. 29) shfaqet avioni A-7E CORSAIR II, të cilin e ka pilotuar një mik i madh i shqiptarëve, senatori i ardhshëm John McCain, gjatë karrierës së tij të shkëlqyer në Marinën amerikane.

Si kujtim për një kohë të harruar, në shërbim të një miqësie jetëgjatë”.

Mc Cain është një ndër mbështetësit e palëkundur të Presidentit të ri Trump. Ndërsa vetë Rama nuk ndryshon shumë nga përmbajtja e librit që dhuroi për avionët armiq. Kryeministri i Shqipërisë nuk ishte ndër të vetmit drejtues europianë që u pozicionua kundër Trump gjatë fushatës presidenciale, por ishte i vetmi që tha për të se zgjedhja e Trump do të ishte fatkeqësi për Amerikën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY