Mosrealizimi i planit për mbledhjen e taksave të plazheve private, për shkak “të faljes”që Vangjush Dako ju bëri vjet për fushatë, ka “detyruar” bashkinë e Durrësit “të harrojë” nderet dhe të tregohet kategorike në këtë fillim të sezonit turistik veror, duke kërkuar dyfishin e kësaj takse, më saktë, taksën edhe për vitin e shkuar, 2015.
Kryetari i bashkisë Vangjush Dako deklaroi se do t’i fusë në “kurth” bizneset e papërgjegjshme që nuk kanë paguar taksën e shfrytëzimit për sezonin e vjetshëm, duke mos u dhënë leje për sezonin e ri pa paguar për dy vite bashkë, raporton “Panorama”.
“Nuk do të jepet asnjë leje për plazhe private subjekteve që nuk kanë paguar detyrimet për shfrytëzimin e tyre pranë bashkisë. Kemi mbledhur shumë pak të ardhura nga plazhet private, pavarësisht se e ulëm ndjeshëm taksën, nga 300 mijë lekë të rinj në 100 mijë lekë, subjektet nuk erdhën për të paguar. Ne kemi gjetur një formulë për të mbledhur në 100 % taksën e plazheve private, duke u kërkuar subjekteve të paguajnë për dy vite, sezonin 2015 dhe 2016, i cili pritet të startojë shumë shpejt. Nuk do të jepet në mënyrë kategorike asnjë leje për subjektet që rezultojnë debitore pranë Bashkisë Durrës”, deklaroi Dako.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/