Gruaja e vdekur në tualet, arrestohet burri, e mbyti me duar

Gruaja e vdekur në tualet, arrestohet burri, e mbyti me duar

58
0
Shares

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga si të dyshuar bashkëshortin e gruas që u gjet e pajetë në mobilerinë në pronësi të të shoqit. Mesditën e të hënës në tualetin e dyqanit në Melgushë të Shkdorës u gjet e pajetë 45-vjeçarja S. Sula. Sipas Policisë, dyshohet se gruaja është mbytur nga i shoqi i saj, biznesmeni Sadetin Sula. Për këtë arsye, Policia ka arrestuar pronarin e mobilierisë. Ai dyshohet se ka vrarë duke mbytur bashkëshorten e tij, Suela Sula.

“Nga veprimet e para hetimore të kryera në lidhje me rrethanat e vdekjes së shtetases me iniciale S.S, (bashkëshortja e tij), e cila u gjet e pajetë ne tualetin e Mobileri “Europa”, dyshohet se viktima është vrarë ( mbytur me duar) nga bashkëshorti i saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal”, shkruan policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY