DETAJE/ Kamerat e hotelit filmojnë Shullazin kur kërcënoi Kulen. Ja si ju...

DETAJE/ Kamerat e hotelit filmojnë Shullazin kur kërcënoi Kulen. Ja si ju bë kërcënimi Konit

56
0
Shares

Emiljano Shullazi ka kërcënuar rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule fundjavën e kaluar dhe kjo është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë së një hoteli me pesë yje.

Burime të prokurorisë konfirmojë për gazetën “Panorama” se është filmuar momenti kur Shullazi dhe Kule janë përballur me njeri tjetrin. Kërcënimi për rektorin erdhi pasi para tij u kërcënua edhe Mynyr Koni, kandidat për rektor në zgjedhjet e Universitetit të Tiranës.

Mësohet se Kules i është kërkuar që të mos mbështesë Konin në garën përballë Klodeta Dibrës. Sipas burimeve të “Panorama.al”, disa persona i kanë zënë fillimisht rrugën Mynyr Konit dhe e kanë futur në makinë, ku i kanë kërkuar që të nesërmen e asaj dite, të dorëhiqet nga gara për rektor në UT.

“Do të mendohem deri nesër”, mësohet se u është përgjigjur pedagogu. “Dorëhiqu nesër” ka vijuar kërcënimi nga njëri prej personave në makinë. “Nuk i njoh, s’i mbaj mend, isha i tronditur”, ka deklaruar Koni në Polici, i cili nuk ka mundur të ndihmojë hetuesit me asnjë të dhënë për personat e dyshuar. Por për këtë ngjarje ka një emër. Ish­kryeministri Sali Berisha ka deklaruar pak ditë më parë se ishte Emiljano Shullazi i cili kishte kërcënuar Mynur Konin. Këtë Berisha e bëri me dije në një deklaratë për mediat të shtunën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY