Zyra e Berishës ka reaguar në lidhje me një lajm transmetuar nga Top Channel sipas të cilit rojet e sigurisë janë shtuar edhe për ish-kryeministrin Berisha.
Zëdhënësja e e Berishës Erla Mëhilli shkruan në profilin e saj në Facebook se ky është një “fake news”.
“Sipas një lajmi të rremë të të Top Channel, ish-kryeministri Berisha “është shfaqur të enjten në çadër me masa të shtuara të sigurisë personale”. Lajmi është tërësisht i pavërtetë dhe i denjë vetëm për një media të keqpërdorur nga Edi Rama”, shprehet Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Lajmi i top channel eshte me poshte:
Pas këtij reagimi lajmi është hequr nga faqja zyrtare e Top Channel, por Mëhilli shkruan se edhe kjo nuk është korrekte pasi normalisht duhej bërë përgënjeshtrim.
“Ne faqen ëeb te Top Channel nuk e gjej me lajmin per masat e shtuara personale per Berishen. Ndoshta e kane hequr. Nese e kane hequr, kjo nuk mjafton. Standardi i gazetarise kerkon qe lajmi te pergenjeshtrohet”, thekson Erla.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/