Ambasadori Lu përshëndet arrestimin e Shullazit: Të hetohet në mënyrë të pavarur

Ambasadori Lu përshëndet arrestimin e Shullazit: Të hetohet në mënyrë të pavarur

53
0
Shares

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka përshëndetur arrestimin e Emiljano Shullazit ndërsa kërkoi që çështja ndaj tij të hetohet në mënyrë të pavarur.

“Kjo çështje duhet të ecë përpara në mënyrë të pavarur. Duhet një sistem gjyqësor mjaft transparent dhe të bëjë ndryshimin me atë çfarë ka qenë përpara. Reforma në gjyqësor të jetë një reformë serioze. Jemi shumë të përkushtuar për ta përfunduar këtë reformë”, është shprehur Lu.

Gjithashtu në fjalën e mbajtur ditën e sotme, në Asamblenë e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Lu vuri theksin tek Reforma në Drejtësi, të cilën e konsideroi tepër të rëndësishme për vendin.

“Jemi shumë të përkushtuar për ta përfunduar këtë reformë. Duhet të mbani përgjegjësi lidhur me këtë”, tha ai.

Ambasadori Donald Lu u bëri thirrje deputetëve që të dëgjojnë zërin e popullit dhe të punojnë për të. “Thirrje deputetëve të parlamentit: Detyra kryesore të punojnë për popullin. Për popullin reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme dhe politikanët duhet të dëgjojnë zërin e popullit”, përfundoi Lu

Lu tha gjithashtu se Dhoma Amerikane do të vijojë të japë kontributin e saj për Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY