Deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi ka zhvilluar sot një takim me dy eurodeputetët e majtë, Knut Fleckenstein dhe Hannes Zëoboda. Hafizi tha se në këtë takim është diskutuar për të majtën shqiptare dhe demokracinë e brendshme të këtyre partive. Hafizi deklaroi për gazetarët se u kishte kërkuar dy eurodeputetëve që të ushtronin presion ndaj PS-së për të hapur kutitë e referendumit.
“Një grup përfaqësuesish të forumit evropian kanë ardhur në Shqipëri për të parë si është situata sidomos në partitë e majta. Isha e ftuar si përfaqësuese e përpjekjes mbi atë që po bëjmë që e kemi quajtur “Shqipërinë mbi partinë”.Shpjegova me detaj çfarë ka ndodhur nga marrja e pushtetit në 2013 dhe sidomos çfarë po ndodh brenda Partisë Socialiste. Iu kërkova të ushtrojnë presion që PS të hapë kutitë e referendumit. Iu shpjegova përpjekjen tonë për të bërë transparent të quajturin referendum në PS. Përgjigjja ka qenë më e bukura e mundshme: Mos u dorëzoni, që do të thotë vazhdoni betejën” është shprehur Hafizi.
Deputetja deklaroi se do të vazhdojë përpjekjen e saj, duke nënvizuar se sot është më e vendosur se kurrë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/