Presidenti Nishani, titujt më të lartë për Ali Ibër Nezaj dhe Binak...

Presidenti Nishani, titujt më të lartë për Ali Ibër Nezaj dhe Binak Alia

798
0
Shares

Ne foto, titulli dhe motivacioni per Ali Ibren

Presidenti Bujar Nishani dekoroi sot Ali Ibër Nezaj me titullin më të lartë që jep Presidenca “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” si një nga themeluesit dhe drejtuesit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Në një ceremoni solemne, të mbajtur në Institucionin e Presidentit të Republikës, Kreu i Shtetit, Sh.T.Z. Bujar Nishani vlerësoi sot disa prej figurave më të shquara të Malësisë së Gjakovës e të trojeve të tjera shqiptare, atdhetarë e prijës aktivë me ndikim të madh në qëndresën kombëtare dhe çështjen shqiptare.

Në të njëjtën ceremoni u dekorua po me të njëjtin titull Binak Alia, udhëheqës i kryengritjeve antiosmane të Malësisë së Gjakovës të shekullit 18, një ndër themeluesit e drejtuesit e Lidhjes së Prizrenit, pleqnar i njohur dhe pajtues gjaqesh i krahasuar për nga dija natyrale me Lekë Dukagjinin.
presidenti sadi

Presidenti Nishani duke dhene titullin nipit te tij Sadi Nezaj
presidenti gjate ceremonise sadi

Presidenti Nishani dhe pjesemarres ne ceremonine e dekorimit

“Në kapërcyell të shekullit 19, kur pushtimi turk po bënte namin në trojet tona, e dita me ditë po përparonin në këto troje edhe pushtuesit serb, kryengritjet antiosmane të Malësisë së Gjakovës dhe Rrafshit të Dukagjinit të viteve 1840-1880, kohë kur shqiptaret trima dhe patriot e organizuan Lidhjen e Prizrenit e pastaj edhe atë të Pejës, në ballë malësorët e malësisë së Gjakovës kishin trima e burra te mençur si Binak Alia dhe Ali Ibër Nezaj me shokë e bashkëluftëtar, të cilët na e lanë amanet, atdheun, besën, burrërinë dhe pajtimin”, tha Presidenti Nishani në fjalën e tij.

Presidenti Nishani nderoi Ali Ibër Nezaj (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”: “Në vlerësim të figurës së tij të shquar si atdhetar e prijës aktiv me ndikim të madh në qëndresën kombëtare shqiptare të fundit të shekullit XIX, si një nga figurat qendrore të Lidhjes së Prizrenit, përfaqësues i denjë i mbarë Malësisë së Gjakovës”.

ali ibra dekorata

presidenti dhe te dekoruarit

Presidenti Nishani me familjare te dekoruarve dhe personalitete te ftuara ne ceremoni

Me të njëjtin motivacion Presidenti nderoi edhe Binak Alinë (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”: “Në vlerësim të figurës së tij të shquar si prijës popullor i kryengritjeve anti-osmane të Malësisë së Gjakovës dhe Rrafshit të Dukagjinit, në vitet 1840-1880, atdhetar e përfaqësues i Malësisë së Gjakovës në Lidhjen e Prizrenit, si dhe për rolin e çmuar si pleqnar i mençur, ndërmjetës e pajtues i shumë gjaqeve e mosmarrëveshjeve në gjithë Veriun e vendit dhe Kosovë”.

Gjithashtu në këtë veprimtari vlerësimi dhe nderimi historik, Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi Kryetarin e parë shqiptar të Ulqinit, Cafo Beg-Ulqinin (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” me motivacionin “Në nderim të figurës së tij të respektuar, të atdhetarizmit e veprimtarisë së tij politike dhe patriotike, si Kryetar i Parë Shqiptar i Bashkisë së Ulqinit për dy dekada në mes të dy luftërave botërore, si dhe deputet i Ulqinit në Parlamentin e Shqipërisë, para Luftës së Dytë Botërore, frymëzim për kombëtarizim dhe atdhedashuri”; Isa Demajn (pas vdekjes) me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” “Në vlerësim të veprimtarisë së tij të shquar si një nga organizatorët dhe prijësit e demonstratave të vitit 1968 në Kosovë, në kërkim të lirisë, përdorimit të Flamurit Kombëtar dhe gjuhës shqipe në administratë, themelimit të universitetit, për Kosovën Republikë dhe vetëvendosje për shqiptarët në territoret e tyre në ish- Jugosllavi”; si dhe Mexhid Mehmetin me Titullin “Naim Frashëri” “Në vlerësim të figurës së tij të shquar si një mësimdhënës, poet, prozator e gazetar që, me personalitetin e veprën e tij, ka frymëzuar e frymëzon brezat e rinj jo vetëm në Luginën e Preshevës, por dhe në mbarë trojet shqiptare”.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Princi Leka II, deputetja e Tropojës Mimoza Hajdarmataj, Ambasadori i Kosovës Ramiz Lladrovci, familjarë dhe personalitete nga Kosova dhe viset e tjera të banuara nga shqiptarët në rajon.

Kush është Ali Iber Nezaj


ali ibra busti

ali ibra dekorata 1

Ali Ibra ishte komandant ushtarak i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit si dhe i zgjedhur në Komitetin Drejtues të saj. Nga ky pozicion ai drejtoi luftimet për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë në vitin 1879 bashkë me Ali Pashë Gucinë dhe Jakup Ferrin. Në të njëjtin vit ai ishte ideatori dhe drejtuesi i betejës së zhvilluar në Gjakovë mes reparteve turke të drejtuara nga gjenerali turk Mehmet Ali Pasha dhe forcave popullore te udhehequra nga Ali Ibra, betejë në të cilën u vra pashai turk i cili do të dorëzonte tokat shqiptare mbretërisë malazeze.

Ali Ibra ishte anëtar i qeverisë së përkohshme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e para qeveri shqiptare, e cila u themelua në pranverën e vitit 1881, qeveri që shtriu pushtetin e saj në rreth 1/3 e trojeve shqiptare në fare pak javë, ose ndryshe në një territor trojesh të barabartë me Shqipëria e sotme.

Sëbashku me Sylejman Vokshin ai drejtoi po në pranverë të vitit 1881 luftimet e Shtimjes dhe Slivovës kundër trupave turke të Dervish Pashës, betejë në të cilin ai mbeti i plagosur.

Ali Iber Nezaj nuk e ndërpreu aktivitetin e tij patriotik derisa vdiq në shtëpinë e tij në Gjakovë, ku sot ka edhe varrin por edhe shtatoren në një nga sheshet kryesore të qytetit.

“Ali Ibra përvec luftëtar ka qënë edhe udhëheqës, edhe diplomat. Ai ia doli që të sheshonte sherret dhe provokimet fetare në rrafshin e Dukagjinit si dhe të mbante lidhje të vazhdueshme me diplomatë austriakë, britanike etj. Ai është jo vetëm nderi i Malësisë së Gjakovës dhe Kosovës, por nderi i të gjithë shqiptarëve, nderi i kombit”, tha nipi i tij Muhamet Nezaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY