Sot në mbarë vendin janë zhvilluar zgjedhjet për rektor dekan dhe shef departamentesh në universitetet. Studentët ne Universitetit e Durrësit denoncojnë manipulimin e procesit zgjedhor. Ata thonë se ka patur ndërhyrje nga FRESSH-i dhe politika, ndërsa mediat nuk janë lejuar në qendrat e votimit. Sipas studentëve, zgjedhjet për strukturat drejtuese të Universitetit janë manipuluar, informon news 24.
Akuza për presione dhe manipulim të procesit ka patur edhe në Gjirokastër, ku kandidati për rektor Kostaq Hila akuzon kryetarin e qeverisë studentore për presion ndaj studentëve. “Strukturat zgjedhore nuk kanë marrë asnjë masë. Kam njoftuar policinë dhe prokurorinë”- deklaron Hila. Ndërkohë, kryetari i qeverisë studentore i ka mohuar akuzat e kandidatit për rektor.
Edhe në Tiranë, ka pretendime se procesi zgjedhor në Universitete ka patur ndërhyrje nga politika. Madje Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve, pas denoncimit publik që ish-kryeministri Berisha bëri për kërcënimin që iu bë kandidatit për rektor Mynyr Koni.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/