Me 4 vite burg është dënuar Haxhi Giu, ish-prokurori i Krujës, i cili akuzohej për korrupsion. Pas dy seancave të shtyra, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur të aplikonte gjykimin e shkurtuar për të.
Në seancat e mëparshme Giu kërkoi të lirohej me argumentin se kishte probleme shëndetësore, e përballë kësaj kërkese gjykata caktoi një grup ekspertësh. Në seancën e të premtes së kaluar, e që ishte e treta, ish-prokurori kërkoi gjykim të shkurtuar përmes avokatit të tij, duke shmangur në këtë mënyrë gjykimin e zakonshëm.
Giu akuzohej për korrupsion së bashku me shtetasin Aleks Shpori, pasi ka kërkuar një shumë prej 10 mijë eurosh për të lehtësuar gjendjen e vëllait të Shporit. Vetë Shpori u dënua me 2 vjet burg.
Ish-prokurori kishte premtuar të ndryshonte akuzën për një të arrestuar për çështje droge në shkëmbim të një shume lekësh, një pjesë e të cilave ishin lënë si garanci në një “exchange”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/