Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sali Berisha: Shqiptarë armatosuni për tu mbrojtur nga bandat kriminale

21/04/2016
Sali Berisha: Shqiptarë armatosuni për tu mbrojtur nga bandat kriminale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kryeministri Sali Beirsha, ka bërë thirrje që shqiptarët të armatosen për të mbrojtur veten nga bandat kriminale, të lidhura me qeverinë.
Ai ka denoncuar lidhjet e ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit me Emiljano Shullazin. Sipas Berishës, ndërsa parlamenti është shndërruar në strofull krimi, Shullazi ishte nënkryetar i qeverisë.
Berisha u ndal më tej edhe te tritoli te farmacia e Bashkim Tahirit, sipas të cilit e vendosi Emiljano Shullazi.
“Parlamenti është shndërruar në një strofull krimi, që nuk merret dot me problemet e përditshme, por merret me krimin dhe hajdutërinë qeveritare, merret me skandale të zgjedhjeve, të qeverisë dhe bandave të saj.
Shullazi është rast i rrallë. Duhet ta pranojmë se me lidhjet e tij me kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, ai de facto, në mënyrë absolute ishte nënkryetar i kësaj qeverie.
Emiljano Shullazi, në kohën e qeverisë sime, është arrestuar katër herë, në një kohë që ishte me Dritan Dajtin, me të cilin ti mbaje lidhje të ngushta… Ndërsa unë për tre vitesh atij i është dhënë një imunitet absolute, dhe bën ligjin në ministrin e Brendshme, në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe ka vënë nën kontroll dhe bën terror në portin e Durrësit, të gjitha këto për shkak të lidhjeve të tij me Edvin Shullazin dhe Saje Qorrin. (Ndëkrohë Rama ka lënë seancën e Kuvendit). Ke ikur, nuk të mbajnë as nervat, ke lënë çakejtë këtu).
Këtu kam me dhjetëra fotografi të ushtrisë së Shullazit, të armatosur me armë nga më moderne.
Ja çfarë më shkruan një oficer policie. ‘Te një bar-kafe te parku autobusëve, zbarkonte aty 5 deri në 8, ai dhe banda e tij dhe më thoshte largohu këtej, o shef ti si të duash bëj, por nuk është mirë për ty’
Çfarë ndodhi më vonë…?!
Bashkim Tahiri u arrestua në flagrancë për kontrabandë ilaçesh. Dikush i vuri tritol te farmacia, dikush i dërgoi një kallëp tritol te shtëpia.
Kush e vendosi tritolin.
Për tritolin te farmacia u arrestuan 7 vetë… të gjithë Xhutajt dhe Bruka…
Sipas një oficeri police, ‘tritolet i kishte vënë banda e Shullazit. Ministri i Brendshëm sapo e mori vesh më transferoi dhe më pas më largoi nga policia.
Dy javë më parë u lirua dhe Vladimir Gjuta. Prokuroria disa herë thirri për dëshmi Saje Qorrin, por ai nuk vajti dhe Saje Qorri i dërgoi Emilin Vladimirit, për negociata e mbylljen e kësaj pune, sepse Mili i kishte vendosur vetë.
Shullazi është fytyra më e shëmtuar e kësaj qeveri kriminale. Përshëndes prokurorinë, të hetojë deri në fund.
Po e çoni vendin në një konflikt. Ju bëj thirrje shqiptarëve të armatosen për të mbrojtur veten. Tu japim të drejtë qytetarëve të mbajnë armë. Me këtë organizatë kriminale nuk ka rend e qetësi”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

03/05/2026
Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

Ina Zhupa risjell denoncimet për stadiumin Arena Kombëtare: Drejtësia do vihet në vend një ditë!

02/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

Kush ishte biznesmeni i njohur kinez që humbi jetën në Librazhd

03/05/2026
Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të ndaluar dhe 9 kg kanabis të sekuestruara

02/05/2026
Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Berisha: Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

02/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.