Ish-kryeministri Berisha perseriti para gazetarëve deklaratën e tij për armët duke kërkuar që të kalojë një ligj që i lejon qytetarët të vetëmbrohen nga bandat.
“Kam kohë që e mendoj këtë punë kur shoh mbi 40 roje që janë të pajisur me të gjitha llojet e armëve , banda e Shullazit. Cdo qytetar ka të drejtë të mbrohet. Kjo gjë ua cof morrat bandave të tyre në pushtet.
Me ligj jam plotësisht i mendimit që deri sa të zhduken bandat njerëzit kanë të drejtë të mbrohen.
Nuk ka krahasim me rebelimin e komunizmit në 1997.
Kjo ka të bëjë deri në rivendosjen e rendit. Ligji amerikan është ligji më i drejtë. Nuk mund të konceptoj që një bandë me 40 të ushtrojë në mes të Tiranës të gjitha llojet e dhunës.
Saje dhe Edvini shpërblyen Shullazin pa e cuar në gjykatën e Apelit”, tha Berisha.
Mazhoranca është organizatë kriminale, tha Berisha pasi bashkëpunon me Shullazin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/