Partia Socialiste i kërkoi sot Byrosë së Kuvendit të dënojë deputetin e PD Sali Berisha për thirrjet e tij për armatosjen e civilëve. Taulant Balla Taulant Balla tha në një prononcim për mediat se “Një grup prej më shumë se 7 deputetë të PSsë që gjendeshin në sallë gjatë fjalës së deputetit Sali Berisha kanë depozituar tashmë një kërkesë drejtuar Byrosë së Kuvendit me qëllim mbledhjen e saj brenda 48 orëve. Është një moment i trishtë në karrierën politike të një politikani që të pajisen me armë civilët. Është shumë e papranueshme që një parti politike si PDja, në një vend anëtar të NATOs të bëjë thirrje të tilla. Shqiptarët janë kundër armatosjes”, ka thënë Balla.
Ndërkohë që më herët ish-kryeministri Berisha tha para gazetarëve se duhet kërkuar që të kalojë një ligj i cili i lejon qytetarët të vetëmbrohen nga bandat. “Kam kohë që e mendoj këtë punë kur shoh mbi 40 roje që janë të pajisur me të gjitha llojet e armëve , banda e Shullazit. Cdo qytetar ka të drejtë të mbrohet. Kjo gjë ua cof morrat bandave të tyre në pushtet. Me ligj jam plotësisht i mendimit që deri sa të zhduken bandat njerëzit kanë të drejtë të mbrohen.
Ja dokumenti i PS për byronë e kuvendit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/