Presidenti i Bundestag-ut Gjerman, Prof. Dr. Nobert Lammert do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë.
Gjatë kësaj vizite Prof. Dr. Nobert Lammert do të zhvillojë bisedime dypalëshe me homologun e tij, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe do të pritet ne takime të vecanta nga Presidenti i Republikës Nishani dhe Kryeministri Rama.
Në kuadër të kësaj vizite Presidenti i Bundestag-ut Gjerman, Prof. Dr. Nobert Lammert do të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë.
Prof. Dr. Lammert do të marrë pjesë gjithashtu në Konferncën “25 vjet demokraci parlamentare në Shqipëri” të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Qendra shqiptare për Zhvillim dhe Integrim të Qendrueshëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/