Ilir Meta para takimit: Nuk kemi zgjidhur cështjen e zgjedhjeve të...

Ilir Meta para takimit: Nuk kemi zgjidhur cështjen e zgjedhjeve të lira

60
0
Shares

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha në fillim të takimit me kryeministrin Rama se ende është në fuqi marrëveshja e vjetër PS-LSI për qeverisjen e cila ka për detyrë të zgjidhë edhe një detyrë të saj të fundit, zgjedhje të drejta dhe të lira ashtu isc ishte parashikuar në vitin 2013 në marrëveshje.

Ilir Meta shoqërohej nga ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ndërsa cështjet që priten të diskutohen mes palëve kanë të bëjnë me krizën politike, kushtet e opozitës për zgjedhje, koalicioni i ardhshëm PS-LSI dhe zgjedhja e Presidentit. Nga ana e LSI do të ketë marrin pjesë edhe Petrit Vasili dhe Luan Rama.

Ndërsa nga socialistët, përvec Ramës është Gramoz Ruci dhe zyrtarë të tjerë të PS-së. Rama ka ardhur në takim i veshur sportiv dhe nuk ka pasur një prononcim për median.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY