DOSJE/Lufta mes “Vatrës” dhe lobit grek për numrin e shqiptarëve në Amerikë

DOSJE/Lufta mes “Vatrës” dhe lobit grek për numrin e shqiptarëve në Amerikë

216
0
Shares

Nga Beqir Sina/New York

Në një shkrim të saj, New York Herald – njëra prej gazetave më mëdha në Shtetet e Bashkuara, kryeqendrës së emigrantëve të asaj kohe, New Yorkut, tregon se si “luftonin” atëhere emigrantët e parë shqiptarë të paktë në numër, me emigrantët e shumtë në numër, nga Greqia në Amerikë.
new jork herald

Përplasjet, simbas këtij shkrimi të gazetës më të shitur dhe më të lexuar të kohës ishin rreth asaj mbi numrin e emigrantëve shqiptarë, që po vinin aso kohë në Amerikë, për një jetë më të mirë, sidomos para Luftës së Parë Botërore, kur shqiptarët nga Jugu i Shqipërisë, më së shumti ia mësyn “Tokës së Premtuar”.

Nuk ishte kjo ndonjë përplasje verbale, por një përplasje mediatike ku emingrantët, shqiptarë nxirrnin në pah simbas tyre numrin e shqiptarëve, që sapo kishin mbrritur, atëhere në Amerikë, kryesishtë me anije

Grekërit, që e kishin ardhur më parë se shqiptarët bënin përpjekjet e tyre, për t’a ulur sa më shumë numrin e shqiptarëve, duke shfrytëzuar shtypin amerikan të asaj kohe.

Në vitin 1910, grekrit e Amerikës, pretendonin se numri i shqiptarëve që kishin emigruar në Shtetet e Bashkuara, nuk i kalonte sipas tyre të 2235, dhe këta asnjeri nuk kishte marrë gratë e tyre me vete , për tu “shtuar”, sipas tyre.
shqiptar ne us

shqiptar ne us1

Çka nuk u jepte përparsi atyre të “shtoheshin” duke rritur nurin e tyre, në gurbet, siç thirrje atëhere emigrimi i shqiptarëve.

Por, Shoqata Vatra, e sapo krijuar, kur sapo kishte mbushur shtatë vjeç e po rritej, në regjistrimin e sajë më vonë, shkroi në New York Herald se në Amerikë, kishte ne vitet 1919 rreth 70.000 shqiptare që kishin hyrë në Amerikë, me anije nga Bostoni dhe New Yorku.

Aty theksohej se megjithëse një numër i madh prej tyre kishin hyrë me pashaporta të shteteve si Greqia dhe Turqia, por ishin shqiptarë që flisnin vetëm shqip, gjuhën e nënës. Ishin regjistrur si grek apo turq për çështje të dokumentave të emigrimit mbasi shteti shqiptar ende nuk ishte profilizuar si Greqia dhe Turqia.

Në një editorial të saj New York Herald i përgjigjet lexuesve të saj, se “Ne jemi të akuzuar, se me një shkrim me autorë Lobin grek në Amerikë, për përpjekje për të minimizuar numrin e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara,” kemi disinformuar opoininin Amerikan.

Andaj jemi të “detyruar” të botojmë shkruan New York Herald , edhe faktet e dërguar në atë kohë nga Federata PanShqiptare e Amerikës Vatra, e cila pretendon, gjithmonë sipas saj :”Në të gjitha memorandumet e saj të cilat kanë ardhur në vëmendjen tonë, thotë se numri i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara është nga 60.000 në 70.000”.

Ata shkruan kjo gazetë, kanë një dokument nga zotëri Cosat Chekrezi, redaktor i librit “Shqipëria”, i cili thotë se numri i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara është mbi 40.000 qysh në 1914-tën.

Z. Chekrezi, ishte në atë kohë një zyrtar i larte i Federatës së Shqiptare Vatra në Amerikë, shkruan New York Herald.
shqiptar ne us 3

Mirëpo, diaspora greke , i është kundërpërgjigjur me një shkrim tjetër, ku ata pretendojnë se shifrat e dhëna nga Federata Shqiptare Vatra, si dhe nga z Chekrezi, janë të ekzagjeruar sipas tyre, në bazë deklaratën mbi informacionit zyrtar:

Madje lobi grek ka botuar në New York Herald një “Census” Regjistrimi i 1910, në deklarimin e numrit të të huajve në vend, i cili jep vetëm 2235, shqiptarë. Deke e pranuar edhe vetë se regjistrimi është marrë mbi bazën e dokumentave e jo mbi bazën e gjuhës amtare.

New York Herald , shkruan se ne kemi bërë studime dhe e dimë se gjuha Shqipe, është praktikisht ajo që flitet nga të gjithë Epiriotët e Veriut, të cilët përdorin “palois” gjuhën shqipe si gjuhë amtare. Është, pra, jo unike që shumë Epiriots, “grekë” janë të përfshirë edhe në numbërin 2,235, dhe që raportohet të përbëjnë shtetësinë shqiptare në Shtetet e Bashkuara në vitin 1910.

“Për më tepër, raporti i Zyrës së Emigracionit të SHBA, në të dhënat e saj nuk ka nënshtetësinë shqiptare, ( por, atë greke dhe truke).

New York Herald , shkruan se :”Me fjalë të tjera, Federata Vatra Shqiptare në Amerikë, pranon se deri në vitin 1910 nuk ka pasur më shumë 2235 shqiptar në Shtetet e Bashkuara, por se kemi një shtesë me 68.000, Shqiptarët, që tashmë këtu kanë hyrë në Amerikë që nga viti 1912, dhe se ata janë “të listuara si subjekte osmane e greke” por që janë shqiptarë që flasin vetëm shqip, mbasi nuk dinë gjuhë tjetër përveçse gjuhën e nënës së tyre, prej edhe nga kan ardhur në Amerikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY