Ja çfarë do të ndodhi me profilin tuaj në facebook kur ju...

Ja çfarë do të ndodhi me profilin tuaj në facebook kur ju të vdisni

71
0
Shares

Nëse vdisni, prej shumë gjërave të tjera që mund të lini mbrapa në këtë jetë është edhe llogaria juaj në Facebook.

Facebook raportohet se tashmëka rreth 30 milionë përdorues të vdekur, të cilët përdornin rrjetin socialpara se të vdisnin. Sipas ABC, rreth8,000 përdorues të Facebook vdesin çdo ditë.

Ekspertët thonë se mbetja e llogarive aktive edhe pas vdekjes së përdoruesve është shqetësuese. Dhe nëse mendoni se të afërmit tuaj mund të kenë qasje në llogarinë tuaj pasi të vdisni, gaboheni.

Rrjeti më i madh social, Facebook, i ka lënë përdoruesit të zgjedhin mbi atë se çfarë do t’ju ndodh llogarive të tyre pasi të kenë ndërruar jetë – të fshihen përgjithmonë apo të mbesin kujtim.

Facebook ka ofruar gjithashtu edhe një metodë tjetër, një trashëgimtar të llogarisë, ku mund të vendosni se kush mund t’ua kontrollojë llogarinë pasi të keni vdekur.

Pasi trashëgimtari i llogarisë tuaj të ketë postuar një mesazh të fundit në Facebook, profili juaj shndërrohet në memorial, ku miqtë tuaj do të mund t’ju shohin më pas vetëm si kujtim, jo si shok në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY