FOTO/ Brenda qytetit 9000-vjeçar, aty ku njerëzit jetojnë ende në shpella

FOTO/ Brenda qytetit 9000-vjeçar, aty ku njerëzit jetojnë ende në shpella

93
0
Shares

Daton që në epokën e gurit dhe përbën një nga vendbanimet më të hershme në Itali, por ende është i banuar.

E ngjashme me një skenë nga filmi i njohur vizatimor, ‘Flintstones’, Sassi e Matera, që ndodhet në buzë të një lugine të madhe në jug të Italisë, daton 9000 vjet më parë dhe besohet të jetë qyteti i banuar më i vjetër në botë.

Qyteti i mbrojtur nga UNESCO është krijuar përmes shpellave të ndërtuara në shkëmbin e një gryke gjigante të formuar nga një lum i madh.

Në pamje të parë Sassi duket si një grumbull gurësh, por pas tyre ka ende njerëz. Deri në shekullin e 20 njerëzit që jetonin në qytetin antik nuk kishin ujë të rrjedhshëm dhe probleme të vazhdueshme me energjinë elektrike.

Teksa shumë nga shtëpitë janë braktisur, futja nën mbrojtjen e UNESCO-s e këtij qyteti në vitin 1993, e shtoi perspektivën për ata që kishin mbetur.

Shumë shtëpi janë shndërruar në bujtina, restorante dhe hotele që vizitohen nga turistë nga e gjithë bota.

Ndërsa, pamja mistike e qytetit 9000-vjeçar është bërë shpesh skenë e filmave fetarë, siç është ai i vitit 2004, ‘Pasioni i Krishtit’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY