“SMS e Shullazit për Saimir Tahirin nga qelia”

“SMS e Shullazit për Saimir Tahirin nga qelia”

76
0
Shares

Deputeti i PD-së, Sali Berisha ka treguar një mesazh dërguar nga gardiani dixhital në të cilin flitej për një komunikim mes Shullazit nga qelia me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

“Gardiani dixhital: Jam roje te paraburgimi i Emiljano Shullazit, ju garantoj se mesazhi i Saimir Tahirit për të përgënjeshtruar Edi Ramën ia ka dërguar direkt Emiljano Shullazi, i cili ka dyshimet më të mëdha se ia ka bërë policia i cili nuk beson se ajo ishte një grackë e prokurorisë siç e paraqesin mediat, pasi kërcënoi saje qorrin se do të nxirrte gjithçka për të”, tha Berisha.

Berisha ka kërkuar që prokuroria të kontrollonte të gjitha bisedat telefonike apo elektronike të Shullazit.

“I bëj thirrje prokurorit, të sekuestrojë të gjithë trafikun e thirrjeve dhe mesazheve të komunikimit të Emiljano Shullazit, të gardianëve, të Saje Qorrit dhe Emil Shullazit. Me këtë rast, Prokuroria do të gjejë një nga çelësat e të vërtetave mbi Shullazin.

Rama tha këtu se kemi kërkuar përgjimin e tij, por nuk mund të binte Prokuroria në kurthin e tij. Në fakt Rama ra në kurthin e Prokurorisë dhe shërbimit sekret me rrëzimin e kërkesës. A e pyetët veten si ka mundësi që Saje Qorri të përgënjeshtrojë në mënyrë flagrante Edi Ramën, ku tha se Shullazin e arrestoi Policia”, deklaroi Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY