“Saimir Tahiri po fsheh një dosje të Shërbimit Informativ”

“Saimir Tahiri po fsheh një dosje të Shërbimit Informativ”

84
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani trondiit sonte ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri ndërsa i kujtoi se ka një dosje me emrat e oficerëve të inkriminuar të policisë.

Duke folur gjatë emisionit “Të Pa Ekspozuarit”, ai tha se prej një viti, në zyrën e ministrit të Brendshëm ka një dosje nga Shërbimi Informativ me emra konkretë të oficerëve të Policisë së Shtetit të lidhur me krimin.

“Për t’i kthyer besimin opozitës politike që qeveria ka mundësi për të goditur fort me vendimet institucionale dhe i takon. Së dyti, duke larguar nga Policia dhe Prokuroria të gjithë ata që janë të lidhur me krimin. Ka në zyrën e ministrit të Brendshëm një informacion të SHISH prej më shumë se një viti me emra konkretë të oficerëve të policisë të lidhur me veprimtari kriminale, informacion që fle në sirtarët e Ministrisë së Brendshme”, theksoi Nishani.

“Ka informacion që oficerë të policisë janë të lidhur me veprimtari kriminale”, theksoi tre herë radhazi Presidenti i Republikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY