Shqiptari Gëzim Sallaku, sipërmarrësi ndërtimi e Presidenti i skuadrës italiane të futbollit “Darfo Boario” në provincën e Breshës, është dakortësuar për një dënim me 2 vjet e 9 muaj, në seksionin e dytë penale të gjyqit ndaj tij në Gjykatën e Breshës.
Operacioni Laguna i ndërmarrë nga Policia Financiare e Breshës në korrik të vitit 2015 vuri nën arrest shqiptarin Gëzim Sallaku, sipërmarrës i njohur në Itali, dhe vëllain e tij Sajmirin, me akuzën e krimit fiskal, tendera të trukuar, korrupsion në sektorin publik, mashtrim fiskal dhe riciklim parash.
Sipas akuzës dy vëllezërit shqiptarë Gëzim e Sajmir Sallaku kontrollonin shumicën e tenderave publik në disa komuna të Breshës.
Në kuadër të Operacionit Laguna, policia financiare italiane arrestoi 10 persona, vuri nën hetim tre këshilltarë të komunave të Pian Camuno, Pisogne e Sale Marasino, në provincën e Breshës si dhe sekuestroi 10 shoqëri, 92 pasuri të patundshme, 1 motoskaf e 32 automjete me një vlerë prje 8 milionë euro.
Ky operacion u shtri gjithashtu dhe në Milano, La Spezia e Vercelli.
Dakortësimi gjyqësor mes akuzës e avokatëve mbrojtës të sipërmarrësit shqiptar ka vendosur që Gëzim Sallaku të dënohet me 2 vjet e 9 muaj me detyrim paraqitje firme cdo ditë në drejtorinë e policisë së qytetit Marone në provincën e Breshës, për dy vjet rresht ai nuk duhet të ketë asnjë kontakt me sektorin publik italian, si dhe konfiskimin e të gjitha të mirave materiale mes të cilave dhe 100 % të kuotave të shoqërisë Land Srl.
“Gjithçka më ka lënë një shije të hidhur”, është komenti i parë i sipërmarrësit shqiptar Gëzim Sallaku pas dakortësimit të arritur në seksionin e dytë penal me Gjykatën e Breshës.oraneës
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/