DETAJET/ Enigma e vrasjes së ish-ushtarit të UÇK-së

DETAJET/ Enigma e vrasjes së ish-ushtarit të UÇK-së

69
0
Shares

Në mbrëmjen e së enjtes afër Drenasit është gjetur i vrarë një ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me inicialet B.C, i moshës 37 vjeçare. Policia e Kosovës thotë se rasti është duke u hetuar.

Rreth orës 20:30 në një mal, afër Korreticës së Epërme të Drenasit është gjetur një trup i pajetë.

Flora Ahmeti nga Zyra për Informim e Policisë në regjionin e Prishtinës, ka thënë për Gazetën Express se stafi mjekësor ka konstatuar se viktima e gjetur në Korreticë të Epërme, është e vrarë.

“Rreth orës 20:30, njësitë policore kanë gjetur një trup të pajetë në Korreticë të Epërme. Stafi mjekësor ka konstatuar se viktima e gjetur është e vrarë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar se Policia e Kosovës është duke punuar në ndriçimin e rastit dhe se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Koha.net ka siguruar një fotografi të ish-ushtarit të UÇK’së, i cili sipas tyre kishte jetuar jashtë Kosovës, ndërsa në Drenas kishte ardhur për pushime./GazetaExpress/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY