Bulqizë, eksploziv në minierën e kromit, dëmtohet armatura e drurit

Bulqizë, eksploziv në minierën e kromit, dëmtohet armatura e drurit

307
0
Shares
Miniera e Bulqizes

Në minierën e kromit në Bulqizë gjatë natës ka shpërthyer lëndë eksplozive.
Në vend kanë shkuar menjëherë shkuar Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe grupi hetimor. Ata kanë konstatuar se në Minierën e Kromit Bulqizë, në Galerinë nr 29/50, në thellësinë e saj në ‘zonën D’, kanë vendosur lëndë eksplozive, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar armatura prej druri.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy copa fitil zjarrpërcjellës me ngjyrë të verdhë të djegur.
Nga veprimet e shpejta të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në DVP Dibër, është bërë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi F.B., për të cilin për shkak të hetimit nuk jepen të dhëna të tjera.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Shkatërrimit të Pronës me eksploziv”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY