Kryeministri Edi Rama thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë Berishën

Kryeministri Edi Rama thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë Berishën

68
0
Shares

Kryeministri Edi Rama akuzoi sot organet e drejtësisë se pse nuk kanë nisur hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha pas deklaratave të djeshme në parlament.

Ai tha se pa reformën në drejtësi nuk mund të bëhet drejtësi për të gjithë e pa dallim ndërsa e lidhi deklaratën e Berishës pikërisht me përpjekjet për të penguar reformën.

“Në thelb thirrja e Saliut është pabarazia para ligjit, cfarë është shënjestra e reformës në drejtësi që shemb kastën e gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve të këtyre 25 viteve. Berisha është fytyra më monumentale e të fortëve të veshur me kostum.

E enjtja e Parlamentit është bërë edhe dita e sebepeve për të shtyrë reformën në drejtësi. Sa më shumë rritet presioni për reformën aq më shumë rritet tensioni në Parlament”, tha Rama.

Rama tha se përpjekjet për të ndalur reformën do të dështojnë.

Kryeministri tha se janë të lidhur akuzat për qeverinë për lidhjet me Shullazin me thirrjen për të marrë armët. Por ai nuk shpjegoi se cfarë do të ndodhte nëse Berisha nuk do të kishte denoncuar ndërhyrjen e bandës për të ndikuar rezultatet e zgjedhjeve në universitete.

Kryeministri Rama nuk ka dhënë asnjë konferencë shtypi lidhur me rastin skandaloz të garës universitare nën qytat e miqve të qeverisë, por gjeti rastin të japë një konferencë shtypi për atë që denoncoi Shullazin duke presionuar drejtësinë për të hetuar deputetin e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY