PD “anulon” projektin e kullës me stadium të qeverisë

PD “anulon” projektin e kullës me stadium të qeverisë

69
0
Shares

Partia Demokratike deklaroi sot se do të anulojë planin klientelist dhe korruptim të rindërtimit të stadiumit Qemal Stafa.

Në një deklaratë të zëdhënëses Ina Zhupa kërkohet nga biznesi dhe bankat të mos bashkëpunojnë me këtë projekt.

Deklarata e plotë:

“Edi Rama zbuloi për publikun një prej planeve me korruptive e klienteliste të këtyre 3 viteve, siç është qendra e madhe e biznesit dhe e tregtisë aty ku gjendet sot Stadiumi “Qemal Stafa”. Përveçse e kthen stadiumin në qendrën më të madhe tregtare në kryeqytet, plani i Edi Ramës parashikon edhe ngritjen e një kulle të tmerrshme betoni, po aq korruptive dhe klienteliste.

Në mënyrë të mirëfilltë kemi të bëjmë me një aferë financiare, dhe jo me një arenë sportive. Në mungesë të plotë transparence e konsultimi publik, dje Edi Rama ka bërë fakt të kryer projektin e tij për të zaptuar bashkë me miqtë dhe klientelën e vet zonën historike dhe monumentale, ndër më të shtrenjtat e fitimprurëset në Tiranë, me dyqane, beton e hotel.

Partia Demokratike e pati lajmëruar dhe denoncuar këtë skemë korruptive që me 24 janar të këtij viti. Por në fshehtësi të plotë Edi Rama ka vazhduar me këtë plan antisportiv në fakt, që futbollin e ka si mbulesë për pazarin e madh me qendrën tregtare.

Partia Demokratike lajmëron edhe një herë të interesuarit bankat dhe sipërmarrësit që janë thirrur të bëhen pjesë e këtij aksioni korruptiv e financiar të Edi Ramës, se ne nuk e njohim dhe do ta anulojmë menjëherë këtë projekt hajdutërie, sapo shqiptarët të na besojnë drejtimin e vendit.

E ritheksojmë se është në riskun e tyre personal dhe në përgjegjësinë e tyre nëse hedhin para, në këtë projekt të Edi Ramës, që e trajton stadiumin si pronën e tij.

Partia Demokratike ju premton tifozëve një stadium sipas të gjitha standardeve olimpike moderne, për publikun, të ndërtuar me fonde publike, pa kullë, ku prioritet do të jetë sporti dhe spektatori, dhe jo biznesi, klientela e kryeministrit që kërkon të grabisë hapësirën më përfaqësuese publike dhe sportive në vend”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY