Basha: Reforma ka nisur me arrestimin e bandës më të dashur të...

Basha: Reforma ka nisur me arrestimin e bandës më të dashur të Ramës

76
0
Shares

Tirana dhe qytetarët, biznesi dhe zyrat e shtetit janë më të lehtësuar nga arrestimi i Shullazit, tha sot në një dekleratë kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë në zi dhe tmerr. Asnjë fjalë nuk kanë thënë në ndihmë të prokurorisë.

Kryetrai i PD-së i është përgjigjur kryeministrit Rama duke theksuar se deklaratat e sotme të Kryeministrit janë ndihma e fundit për bandën.

“Shteti Rama Tahiri Shullazi është një shtet në mes të Shqipërisë, në qytetet më të mëdha. Gomordare shpëtimi për Ramën në ka. Faktet janë këto: vetëm mbështetja e Ramës i ka hapur dyert e shtetit, cdo zyre publike. Si mundet një bandit i papunë të blejë miliona euro pasuri në vend. Vollga është simboli i rënies së shtetit. Nuk do të ndodhte kjo pa mbështetjen e Edi Ramës.

Rama u paraqit në garën universitare me alternativën Shullazi. Si mund të kalonte makinë e blinduar pa kontroll në doganë pa mbështetjen e doganës. Me dhjetra kanë apeluar te Edi Rama dhe nuk kanë gjetur aty garantin por mikun dhe garantin e Shullazit.

Po të mos ishte për zyrtarë të përkushtuar të porkurorisë dhe këmbënguljes së SHBA Shullazi do të ishte ende duke prerë gjoba të reja”, tha Basha.

Kryetari i PD theksoi se reforma në drejtësi po vonohet nga Edi Rama. Vonoi gati dy vjet Byronë e hetimit sepse donte t’ia jepte Shullazit. Reforma në drejtësi ka nisur me shenjën më të mirë duke goditur bandën më të dashur për Ramën dhe Tahirin, përfundoi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY