Takimi Rama-Meta, kërkesë PPE për ndërmjetësim me PD, President konsensual

Takimi Rama-Meta, kërkesë PPE për ndërmjetësim me PD, President konsensual

52
0
Shares

Kreu i LSI Ilir Meta ka dhënë konkluzionet e takimit të koalicionit qeveritar duke lajmëruar se koalicioni nuk ka arritur në marëveshje finale për vazhdimin deri në zhbllokimin e krizës politike lidhur me zgjedhjet.

Meta tha se kemi arritur në tri përfundime por pa përfshirë vendimin për koalicionin.

Së pari: qëllimi kryesor i këtij takimi ishte rritja e përpjekjeve për të garantuar paprekshmërinë e votës së qytetarëve shqiptarë, një nga parimet e marrëveshjes së 1 prillit të vitit 2013.

Vullneti është për të nisur një dialog pa kushte me opozitën.

Së dyti: Kemi vendosur të vazhdojmë procedurat kushtetuese për zgjedhjen e Presidnetit të ri pa mbështetur asnjë kandidaturë duke kërkuar konsensus edhe me opozitën për kandidaturën.

Së treti duke e kuptuar vështirësinë e opozitës për të patur besim kemi vendosur që ti drejtohemi zyrtarisht partive popullore europiane ku edhe PD është anëtare që të asistojë sa më shpejt të jetë e mundur në këtë dialog në mënyrë që ky ngec të marrë fund sa më shpejt dhe vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të lira dhe procesi i integrimit europian të vijojë bashkë me reformat.

Kreu i LSI-së, Meta tha se nuk është diskutuar për koalicionin dhe vijimësinë e tij duke theksuar se cështjet e tjera janë të rëndësishme për sot.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY