Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka përjashtuar nga Eurovizioni Rumaninë për shkak të borxheve që ka televizioni kombëtar vendas që e transmeton. EBU i cili organizon garën, ka thënë se transmetuesi publik rumun (TVR) ka 16.3 milionë dollarë borxhe.
EBU ka thënë se ka kërkuar nga Rumania që të paguajë borxhin deri më 20 prill.
“Borxhi i vazhdueshëm i TVR-së rrezikon qëndrueshmërinë financiare të vetë EBU-së”, ka thënë organizata.
Ovidiu Anton është këngëtari dashur të prezantojë Rumaninë në garën e këngës në Stokholm, më 12 maj, por kënga tani ka dalë nga konkurrenca.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/