HISTORIA/ I vranë djalin, tani e përndjek edhe bashkëshorti

HISTORIA/ I vranë djalin, tani e përndjek edhe bashkëshorti

62
0
Shares

Një nënë shqiptare në Itali rrëfen dhimbjen e saj të pafundme për humbjen e të birit dhe përndjekjen nga i shoqi.
Ajo është G. Abdushin, nënën e futbollistit Ermal Abdushi, i cili u vra me një plumb në gojë më 30 dhjetor të vitit të shkuar nga një i afërm i tij.
Nëna e Ermal Abdushit sot është disi më e qetë, pasi Policia italiane ka arrestuar dhe dërguar në burg bashkëshortin e saj, i cili e përndiqte prej kohësh.
Ajo shprehet për mediat lokale në Azate të Italisë se Policia nuk e kishte besuar përndjekjen nga i shoqi në momentin e denoncimit.
Si fillim, për shkak të konflikteve familjare, ai i kishte djegur automjetin dhe më pas e kishte kërcënuar.
“Jeta ime ka ndryshuar përgjithmonë. Në dhjetor më vranë djalin, ndërsa pa e varrosur ende nisën konfliktet me bashkëshortin. Tani që ai është pas hekurave jam më e qetë”, tregon ajo.
Edhe pse autori ka thënë se vrasja e futbollistit ishte aksidentale, Policia ende vazhdon hetimet për një ngjarje kriminale, pasi Abdushi dhe autori kanë qenë me precedentë penalë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY