Paralajmëron PD: Anuloni “përjashtimin” e Berishës, ose…?!

Paralajmëron PD: Anuloni “përjashtimin” e Berishës, ose…?!

64
0
Shares

PD ka kërkuar sot anulimin  vendimit për përjashtmin 10 ditë nga jeta parlamentare e ish-kryeministrit Sali Berisha. Përpos kësaj kërkese, PD paralajmëron se në të kundërt grupi i saj parlamentar do të marrë vendimet e duhura..
“Edi Rama riktheu sot dënimin e byrosë së partisë duke u hakmarrë ndaj Sali Berishës për denoncimin që i bëri partnerit të tij Shullazi. E njëjta byro që është e verbër dhe e shurdhër për të parë fyerjet skandaloze dhe dhunën verbale të Edi Ramës ndaj grave deputete, e në fund dënon pikërisht viktimat e dhunës, e njëjta byro që për shkak se nuk e fshihte dot pisllëkun e Braçes që ndodhi në sy të mbarë shqiptarëve, dënoi padrejtësisht dy deputetë të PD për të ngushëlluar mercenarin e Ramës, po kjo byro vendosi të përjashtojë Sali Berishën pse propozoi një nismë ligjore. Partia Demokratike kërkon anulimin e menjëhershëm të këtij vendimi të padrejtë. Në të kundërt, PD dhe grupi i saj parlamentar do të marrin vendimet e duhura për t’iu përgjigjur këtij arbitrariteti dhe padrejtësie, këtij akti hakmarrje burracake të partnerit të Shullazit Edi Rama”, thuhet në deklaratën e PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY