Byroja e Kuvendit vendosi dje të dënojë me 10 ditë përjashtim ishKryeministrin Sali Berisha për thirrjen e tij në seancën e së enjtes që qytetarët të armatosen për t’u vetëmbrojtur.
“Panorama” shkruan sot se gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nuk ka votuar. “Unë nuk po marr pjesë në votim”, mësohet të ketë thënë Meta, ndërkohë që nga PDja votoi kundër vetëm Edmond Spaho. Demokratët janë përfaqësuar vetëm nga nënkryetari Edmond Spaho, i cili ka kërkuar që të anulohet vendimi për përjashtimin e Berishës, duke shtuar se në këtë mënyrë maxhoranca po prish konsensusin.
“Unë kisha shpresuar që ju do të tërhiqeshit nga kjo kërkesë, pasi ky është një vendim qesharak. Me këtë vendim ju po dëmtoni konsensusin e arritur”, mësohet të ketë thënë Spaho. Ndërkohë, nga ana tjetër, mësohet se deputeti i PSsë, Taulant Balla, u është referuar deklaratave të Presidentit Bujar Nishani, i cili doli kundër thirrjes së ishkryeministrit për të armatosur qytetarët. “Edhe presidenti e ka quajtur të papranueshme këtë çështje dhe kur flet presidenti, kjo çështje s’ka më vend për diskutim kur e dënon dhe ai. Duhet lexuar siç e thotë presidenti”, mësohet të ketë thënë Balla. Por, pas diskutimeve, kërkesa e PSsë është hedhur në votim dhe ka marrë 5 vota pro të anëtarëve të PSsë, ndërkohë që Meta nuk ka votuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/