Pasi Arta Dade ka dhënë dorëheqjen nga gara me motivin se drejtimi aktual i partisë bie ndesh me parimet e saj, një tjetër deputet i vjetër i socialistëve është tërhequr po ashtu nga gara.
Namik Dokle nuk ka pranuar të jetë pjesë e listës garuese për Kryesinë e Partisë Socialiste. Ai e ka argumentuar vendimin për tërheqje pasi ka një kohë të gjatë që ka qenë në Kryesi.
“Kam 25 vjet që jam në kryesi dhe nuk kam lëvizur, kam qenë i vetmi që nuk kam lëvizur, dua që t’i lë rrugë të rinjve. Por një këshillë kam për të rinjtë, se PS është bërë tashme me tre breza, brezi i themeluesve, brezi i mesëm dhe brezi i ri, këshilloj që brezi i mesëm të mos largojë brezin e parë, të vjetër, por as mos t’i mbyllë derën brezit të ri” tha Dokle.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/