Martesa e saj është vënë prej kohësh në shënjestër të mediave rozë. “Nora Istrefi u nda”, “Roberti e ka tradhtuar”, “Merr fund martesa”, e tituj të tjerë të këtij lloji pushtuan mediat online dhe rrjetet sociale, e pavarësisht deklaratave të Robertit se ata vazhdonin të ishin ende bashkë, fansat e Norës kanë qenë akoma skeptikë. Megjithatë, në këtë intervistë ekskluzive për “Bluetooth” këngëtarja e njohur i sqaron të gjitha këto thashetheme, ndërsa na tregon se është e martuar dhe një nënë shumë e lumtur.
Sipas meje ndarja është një opsion që më shumë mendohet gjatë një lidhje me kriza dhe jo pas bekimit për tu bërë prindër”.
Muzika nuk është i vetmi impenjim që keni. Koncertet live, familja, Renee
,
Ku e gjen gjithë këtë energji?
E përsëris, karriera të impenjon që të kesh gjithmonë energji, përndryshe të mposht konkurrenca. Vazhdimisht përpiqem që të gjej kohë për familjen,Renean, duke e pasur parasysh që në fund të një ditë mund të jem prezente në koncerte të ndryshme.
E konsideron veten një supermama? Sa orë të ditës kalon me Renee dhe cilat janë momentet më të bukura me të?
Çdo moment pranë Reneas është i bukur. Nuk e di nëse jam një supermama, por e di që pranë Reneas jam mamaja më e lumtur në botë.
Kohëve të fundit në fokus të mediave ka qenë edhe raporti juaj me Robertin. U fol për një ndarje. Ka pasur, apo ka një krizë në martesën tuaj?
Çdo lidhje i ka krizat e veta, por mendoj se dallon kriza nga ndarja. Gjithçka që mund të them është se unë jam e martuar, jam nënë e një vajze dhe jam shumë e lumtur.
E keni menduar ndonjëherë ndarjen? Cilat shkaqe mund t’ju çojnë në këtë vendim?
Sipas meje ndarja është një opsion që më shumë mendohet gjatë një lidhje me kriza dhe jo pas bekimit për tu bërë prindër. Kështu që jemi prindër të një vajze dhe ndarjen nuk e kemi menduar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/