Basha, ironi me Kryeministrin: Kush është Komisari i Jugut që nuk...

Basha, ironi me Kryeministrin: Kush është Komisari i Jugut që nuk lahet

68
0
Shares

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka ironizuar Kryeministrin Rama pas deklaratës së tij se ngjiti në Europain kombëtaren shqiptare. Por dnërkaq në vijim ai ka përmendur edhe disa problem estetike të ekipit të Ramës dhe një ndër ta është komisari i jugut që ka probleme me sapunin.

“Duhet mbajtur mend e fiksuar mire se sot budallalleku i nje kryeministri kaperceu cdo vrapim me pengesa per te zene vendin e pare ne galerine e tuhafeve te motos; cme duhet mua se cfare them une. Sot Edi Rama shpalli se ai e paska cuar kombetaren ne finalet e europianit. Pa droje fare e beri te veten dhe kete merite, si te qe tender apo koncesion. Po ia plasin gazit i madh e i vogel, packa se ky qendrim eshte i rende dhe hedh poshte mundin, sakrificen, talentin e djemve te kombetares, te ekipit, stafit drejtues. Edhe ata qe presin topat pas porte e dine cfare kontributi ka Edi Rama ne kete histori suksesi. Po te deshperuarit bejne deklarata te deshperuara. Pasi e ngjiti Shqiperine ne krye te listes europiane te droges, me tahirin, shullazin e habilajt, pasi instaloi korrupsionin ne cdo zyre, pasi e beri vendin me te inkriminuar ne planet, pasi futi skamje e varferi ne popull, e vete me banden e hajduteve kapi majat e luksit, me gjithe kete bilanc te zi qe eshte drejperdrejt puna e vepra e tij, rreket ta vere emrin te e vetmja gje e mire qe ka ndodhur, dhe thote se ai e paska derguar Shqiperine ne France 2016. Marifet i dale boje per te larguar vemendjen nga plaget e medha te shoqerise. Shqiptaret shohin se si ky kumbar ngriti nje perandori krimi me Shullazin, me zhvatje, plackitje, me eksploziv e arme te koka, ky bertet reforma. Shqiptaret duan stadium, e jo biznes per mikun e Rames qe behet pronar i mijera metrave ne zemer te Tiranes, ky thote kombetarja. Shqiptaret shohin se si vjedhja qeveritare behet cdo dite me thase, ky thote rilindje. Sa per shijet estetike, keto tashme i dallojne qarte te gjithe. Ato te Rames nisin te gjirizet e erreta te rruges se Kavajes ku kishte zyrat banda e tij e preferuar e perfundojne te komisari i jugut qe dikush e ka shpallur armik te ujit dhe sapunit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY