Tiranë, 5 bashkëpunëtorë të tjerë në pranga për laboratorin e kanabisit

Tiranë, 5 bashkëpunëtorë të tjerë në pranga për laboratorin e kanabisit

114
0
Shares

Pas zbulimit të zbulimit të një laboratori i cili shërbente për kultivimin e  lëndëve narkotike, në zonën e Shkozës në vendin e quajtur  “Tunelet e Ish Uzinës së  Autotraktorëve”, ku në flagrancë u arrestuan  5 persona, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin Kundër Narkotikëve në D.V.P.Tiranë  në vijim të veprimeve proceduriale kanë arrestuar edhe 5 persona të tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe  konkretisht:
-Shefki   Mehidri, 58 vjeç banues  në Tiranë
-Ibrahim Qosja, 63 vjeç banues në Tiranë
-Ramzan Losha, 58 vjeç   banues në  Tiranë, me detyrë roje private të shoqerisë SHPSF ‘’ Oktapus ‘’
-Arjan Kadareja, 58 vjeç, banues  në  Tiranë me detyrë roje private të shoqërisë SHPSF ‘’ Oktapus ‘’
-Ilir Suli,  46 vjeç, me detyrë, faturist ujesjellës kanalizimeve, banues në Tiranë.

Në kuadër të këtij operacioni policor janë sekuestruar  në cilesinë e provës materiale provat e mëposhtme :
• 46.45 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa  e paketuar në qese plastike
• 1375 kubikë me  lëndë narkotike të dyshuar e llojit cannabis sativa.
• 205 rrenjë bimë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa (kërcëj).
• 78  llamba fosforeshnte të cilat shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
• 7 celularë të markave të ndryshme.
• Pajisje të ndryshme që shërbenin për funksionimin  e këtij laboratori (pompë uji, depozitë uji pajsje eletrike, pleh kimik etj) .

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për  veprat penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikve”,  ‘’Kultivim të lëndëve narkotike‘’, “Vjedhje e energjisë eletrike ose impulseve eletronike”,  ‘’Shpërdorim detyre” dhe “Moskallzim krimi të kryer në bashkëpunim”,  parashikuar nga nenet  283 e 25 dhe 284 e 25 , 137, 248 dhe 300 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY