“Vollga” e Shullazit, në hetim kancelarja dhe kryesekretarja e gjykatës së Durrësit

“Vollga” e Shullazit, në hetim kancelarja dhe kryesekretarja e gjykatës së Durrësit

73
0
Shares

Dy zyrtarë të tjerë të Gjykatës së Durrësit përvec gjykatësve do të procedohen në lidhje me pronesinë e ish-hotel Vollgës në Durrës. Pas procedimit të tre gjyqtarëve, organi i akuzës i qytetit bregdetar ka proceduar penalisht për “shpërdorim detyre” ish-kancelaren Ardena Veli dhe kryesekretaren e Gjykatës së Durrësit, Ardiana Kanina.

Sipas Prokurorisë, Kanina dhe Veli akuzohen se i kanë vendosur vulë të formës së prerë vendimit të dhënë nga gjyqtarët Vladimir Skënderi, Dhurata Bilo dhe Ndue Dreni, në lidhje me hotel “Vollga”, ndërkohë që ndaj tij ishte bëre ankim.

“Përveç tre gjyqtarëve, prokuroria e Durrësit ka vënë nën hetim per “shpërdorim detyre” edhe kryesekretaren dhe ish-kancelaren e Gjykatës Durrës, përkatësisht Ardiana Kanina dhe Ardena Veli, pasi dyshohet se kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, në lidhje e pronësinë e ish-hotel Vollgës, në dëm të shtetasit Zamir Hasa.

Ato akuzohen se i kanë vendosur vendimit të datës 18, shkurt të vitit 2013 të gjykatës Durrës që i kishte hequr pronësinë vulë të një vendimi të formës së prere, veprim ky që i ka hapur rrugë rregjistrimit në hipotekë të pronës. Ndërkohë që ndaj këtij vendimi ishte bërë ankim dhe pas Apelit çështja ishte ende në gjykim në Gjykatën e Lartë”, sqaroi prokuroria e Durrësit.

Organi i akuzës ka shtuar se “vënia e vulës sikur vendimi ka marrë formë të prerë ka bërë që vendimi të bëhej i zbatueshëm nga ZVRPP Durrës duke krijuar në vazhdim pasojat lidhur me disponimin e pasurisë për çështjen që ishte në gjykim”. Panorama.com.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY