Egjiptianët e Shqipërisë kërkojnë të ndahen nga romët

Egjiptianët e Shqipërisë kërkojnë të ndahen nga romët

120
0
Shares

Komuniteti egjiptian në Shqipëri ankohet për mungesë kujdesi nga ana e autoriteteve shtetërore ndërkohë që kërkojn ndarjen e tyre nga romët dhe të njihen si komunitet i pavarur.

“Shteti shqiptar ende nuk na njeh si komunitet ashtu sic njihen romët. Kam 4 vjet qe shkruaj letra per takim me pushtetaret dhe deri tani nuk kemi mare asnje pergjigje prej tyre”, thotë një përfaqësues i këtij komunitetit Agron Meraj.
agron meraj

Agron Meraj

Sipas tij nuk po kërkojnë asgjë më shumë se sa të integrohen. Të kenë të drejta për arsimin, punësimin, strehimin, shëndetësinë.

Meraj thotë se anëtarë të këtij komuniteti duhet të ketë në polici dhe zyra të tjera shtetërore. “ Te kemi anëtarë në policinë e shtetit dhe te burgjeve, te kemi bursa ne Mistrinë e Arsimit etj”. Kur ikim të kërkojmë punë tallen me ne thotë Meraj. Po diskriminohemi cdo ditë. Të vetmin njeri që kemi takuar dhe na ka pritur ka qënë drejtoresha e spitalit Nënë Tereza, zj Manastirliu. Edhe drejtori i Ppolicisë, Haki Cako na ka dhënë shumë premtime por asgjë nuk është bërë. I kemi shkruar kryeministrit, krytarit të kuvendit dhe nuk na kanë kthyer përgjigje. Në Shqipëri janë marre vetem me Romet. Ilir Meta thirri romet ne Kuvend, jo egjyptjanet. Ne kemi kërkuar të ndahemi nga romët, të jemi një komunitet vec, të pavarur”, tha kryetari i shoqatës Egjiptiane Drita e Shqipërisë, Agron Meraj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY