Valëvitja e flamurit të Kosovës në Rusi, trajneri Kuka: E lejoi Vladimir...

Valëvitja e flamurit të Kosovës në Rusi, trajneri Kuka: E lejoi Vladimir Putin

77
0
Shares

Suksesi fantastik i Majlinda Kelmendit në Europianin e xhudos ka entuziazmuar të gjithë shqiptarët në mbarë botën, ndërsa jo pak vëmendje mori edhe momenti kur garda e ushtrisë ruse nderoi himnin dhe flamurin e Kosovës.

Në konferencën e parë në vendlindje, trajneri i Mjalinda Kelmendit, Dirton Kuka, tregoi se valëvitja e flamurit kosovar në Rusi ishte bërë me ndërhyrjen e drejtpërdrejt të Presidentit rus, Vladimir Putin.

“Kosova Press”, duke cituar Kukën, raporton se Ministria e Jashtme ruse nuk ka qenë aspak pro lejimit të simboleve shtetërore kosovare në këtë kampionat, duke ngjallur edhe reagimin e Putinit.

“Putini ka dhënë miratimin e tij për vendosur flamurin e Kosovës, por Ministria e Jashtme e kishte ndaluar këtë. Më pas Putin ka thënë se do ta vendos vetë nëse një gjë të tillë nuk do ta bëjnë organizatorët”, deklaroi Kuka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY