Rajersoni i çuditur me sukseset e Metës

Rajersoni i çuditur me sukseset e Metës

81
0
Shares

Ish ambasadori amerikanë në vitet e para të pluralizmit në Shqipëri, William Ryerson gjatë një interviste për Zërin e Amerikës tha se ishte i çuditur se si një politikan shumë i lartë u gjet duke marrë ryshfet dhe ende vazhdon të jetë në politikë. Ai nuk i përmendi emrin Ilir Metës por fjala ishte për të pasi përmendi rastin e videos.

Zëri i Amerikës: Një nga çështjet më shqetësuese në Shqipëri është përveç korrupsionit, kriminalizimi në politikë. Si e shihni këtë fenomen?

Ambasador William Ryerson: Është për fat të keq shumë e vërtetë. Lexoj për shembull – nuk kam qenë atje, nuk e kam parë – se si një zyrtar shumë i lartë është i regjistruar në video duke marrë bakshish dhe ai vazhdon të jetë në pushtet. Një gjë e tillë duhet ta ishte arsye për ta larguar por nuk ka ndodhur dhe kjo është e tmerrshme.

Zëri i Amerikës: Klima politike në vend, vazhdon të jetë e tensionuar. Nuk duhet të ketë më shumë pjekuri? ….

Ambasador William Ryerson: A e keni fjalën për Shtetet e Bashkuara?

Zëri i Amerikës: Jo, për Shqipërinë…

Ambasador William Ryerson: Mendoj që edhe në Amerikë është mjaft e polarizuar…

Zëri i Amerikës: E vërtetë, por Shtetet e Bashkuara mund ta përballojnë një gjë të tillë sepse kanë institucione të konsoliduara, ndërsa në Shqipëri është më e vështirë …

Ambasador William Ryerson: Po, Shqipëria nuk mund të përballojë aq shumë gabime sa ç’mund të përballojnë Shtetet e Bashkuara përsa i takon klimës përçarëse, me kaq shumë acarime dhe bojkotime. Shpresoj që miqtë e mi shqiptarë – dhe kam miq nga të dyja palët – të mos vazhdojnë më me këtë frymë, nuk është gjë e zgjuar dhe nuk është produktive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY