NARD NDOKA/Zarfat e Berishës per Ramen dhe Meten!

NARD NDOKA/Zarfat e Berishës per Ramen dhe Meten!

75
0
Shares

Një analizë plot ironi e kryetarit të PDK-së

Kur Berisha u largua nga zyra e kryeministrit, ishte ne dileme te madhe! Ta priste Ramen ne zyre per t’i dorezuar detyren, ta linte dy tre ore pas dere, apo ta bojkotonte fare. Ne momentet e fundit, Berisha ndryshoi strategji dhe stil, u pershtat me modelin amerikan te rotacionit te pushtetit, shkroi dy letra per Ramen, i futi ne zarf dhe i la porosi stafit t’ja linin siper tavolines se punes.

Rama u njoh me zarfet dhe letren shoqeruese, sapo mbërriti ne zyre, ku shkruhej: kur te jesh ne veshtiresi, hap zarfin nr.1 dhe kur te jesh keq fare, hap zarfin me nr.2! Rama triumfues me 1 milion ‘shuplaka’, u mat ti griste fare, por Fuga me qetesi, i thote ti mbajme per arkive, per Tëitter apo per gallate.

Rama vazhdoi te qeverise per disa muaj, me eufori, vetbesim dhe siguri. Mori disa vendime te rendesishme, hoqi fotografine e Presidentit nga te gjitha institucionet e shtetit me VKM, bllokoi importimin e plehrave per disa fabrika te perpunimit te mbetjeve, te cilat i perdornin si lende te pare. Mori edhe disa vendime te rendesishme gjate rruges, disa qe i kishte premtuar dhe disa qe ju kujtuan ne ecje e siper.

Nuk vonoi shume dhe i filluan, problemet, perplasjet, kontraditat, duke u vene ne veshtiresi serioze. Borxhi publik ne vend qe t’i ulej, po i ngrihej, megjithese nuk po e ferkonte fare! Armet kimike i plasen ne dore! Ekonomia po shkonte keq e me keq, koalicioni me Meten po ngecte here pas here, revolta dhe pakenaqesite po rriteshin. E mendoj dy tre here ne deshperim e siper te hapte zarfin e Berishes, por egoja e tij dhe kembengulja e Fuges e pengonin ne kete lexim trashegimie..!

Rama ndryshoi stil, ekonomia nuk po levizte me taksa te shtuara, me taksa progresive, arka po boshatisej, bizneset po falemintonin, qytetaret po braktisnin vendin. Gjendja keq e keq po shkonte. E vetmja zgjidhje mbetej zarfi nr.1, qe i kishte mbetur ne mendje qe diten e pare, kurioz dhe mosbesues, fantazues dhe cinik, e hapiii..: ‘Per te gjitha keto probleme dhe veshtiresi, fajin ta hedhesh mbi mua’, shkruante Berisha ne letren e ‘rotacionit’. Frymarrje per momentin, revansh me leje tashme, fajin e ka Saliu, borxhi, koncesionet, korrupsioni, shtet pa shtet etj. Nisi fushate e madhe mediatike, ne Kuvend, konferenca shtypi, aksione qeveritare me tematika anti qeveritare! Qeshte Berisha, habitej Jozefina, friksohej Bode e Pollo, zgerthihej Meta, drame per te gjithe!

Slogani ‘Fajin e ka Saliu’, nderthuret nga Fuga, Rama shpall slloganin ‘do bejme shtet’! Burg per te gjithe, kush nderton me leje e pa leje, burg kush vjedh energjine elektrike, burg kush fsheh faturat tatimore, burg kush flet kunder reformave, burg falas per te gjithe. Ngacmohet Meta me ‘krane’ per vjedhjet ne Korporatën Energjitike, ka thene halla Drane, “mos u nguc Meten me krane, se ke nguc te zezen tane”! Terhiqet Rama, terhiqet Meta, terhiqet Berisha, terhiqet edhe Lu, vetem Ngjela nuk është terhequr akoma!

Kaq per zarfin nr.1, zarfi i dyte nuk është hapur akoma, une e di se çfare shkruhet aty, Rama ende jo! Zarfet e Metes jane tre, i pari është hapur, i dyti hapet para zgjedhjeve, i treti pas zgjedhjeve, zgjedhje te parakohshme nuk ka! Kaq per sot!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY