Përvec zëvëndësministrit të Shëndetësisë Kodian Rrjepaj janë thirrur në prokurori të gjithë anëtarët e komisionit të koncesioneve.
Ata janë Arben Gjata, Genc Byrazeri, Petro Mersini.
Ministri Beqaj nuk është thirrur për shkak se nuk ka firmosur ai por zëvëndësministrat e tij.
Por ndërkohë në komision ka pasur njerëz shumë pranë vetes.
Burime të besueshme thanë se Genc Byrazeri është një i afërm i familjes së ministrit, cfarë do të thotë se vendimmarrja e koncesioneve ose të paktën një votë në ato koncesioneve ka qënë në kushtet e konfliktit të interesit.
Hetimi ka nisur tre muaj më parë. Filimisht organi i akuzës ka sekuestruar dhe verifikuar dokumentacionin e nevojshëm në lidhje me proçedurat komplekse të dhënies me konçesion të shërbimeve publike dhe më pas ka vijuar me marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për çështjen.
Konçesionet multimilionëshe të shërbimeve mjekësore e kanë vendosur Ministrin Beqaj në qendër të akuzave të medias dhe të opozitës, pasi kompani të panjohura dhe pa eksperiencë kanë qenë përfituese të tyre.
Në hetim janë marrë konçesioni për hemodializën me vlerë 86 milionë dollarë, ai për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë si dhe konçesioni i check up-it falas.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/