Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Korçë. Aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Nga informacionet paraprake, mësohet viktima është 23-vjeçarja me iniciale F. Q., banuese në Vlorë. Ajo drejtonte makinën tip “Benz” me targa AA 282 MG dhe ka humbur drejtimin e si pasojë e shpejtësisë ka dalë jashtë rrugës.
Në këtë aksident është plagosur edhe një 29-vjeçar me iniciale E. M., nga Pogradeci, i cili ishte pasagjer në makinën që u aksidentua. I plagosuri u dërgua në Tiranë në gjendje të rëndë për të marrë mjekim më të specializuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/